Nallbati: PS kërkon të amnistojë të dënuarit për korrupsion, u shit si propozimi im
Deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e “Rithemelimit” është shprehur se Partia Socialiste kërkon të falë të dënuarit për korrupsion madhor, përmes projektligjit për amnistinë penale.
Komentet Nallbati i bëri në Euronews Albania, ku tha se PS ka modifikuar amendamentin e propozuar prej tij dhe në fund e kanë shitur se amendamenti i votuar ishte ai që vetë Nallbati kishte propozuar.
Ai tha gjithashtu se pjesa e përfolur e nenit 2 pika 5, është bërë nga Plarent Ndreca, i cili sipas tij është edhe autori i modifikimit të amendamentit të tij.
“Siç e dëgjuar edhe ju, amendamenti që unë kam propozuar ka të bëjë me barazinë mes burrave e grave në këtë amnisti dhe jo për atë që thonë. Po ashtu amendamenti kërkon që të përfshihen në këtë skemë të të gjithë atyre personave që dënohen deri në 4 vite, ashtu siç është edhe kriteri që ka propozuar vetë qeveria.
S’ka asnjë gjë tjetër me nenin 2 pika 5 siç e kanë shitur. Ky është amendamenti i protokolluar me firmën time. Nuk ka qenë amendament në minutën e fundit siç thotë mazhoranca.
Është shitur sikur është votuar amendamenti im, por nuk është votuar amendamenti im. Plarent Ndreca ka marrë një pjesë nga amendamenti im dhe një pjesë besoj nga amendamenti i Alibeajt dhe nuk e di çfarë ka shtuar vetë që ka dalë te ajo neni 2 pika 5 që përfshin personat që foli kreu i grupit.
Fjalët janë tjetër gjë dhe dokumentat janë tjetër gjë. Mesa e ndoqa unë Bashën në konferencë tha që ky është propozim i PS, por nëse thotë të kundërtën ky është dokument i protokolluar me firmë dhe vulë. PS po e bën këtë për të amnistuar përfaqësues të lartë të PS që janë të dënuar për korrupsion madhor. Në hetim janë të gjithë këta, duke nisur nga Rama dhe me radhë”, tha Nallbati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk