“Flet një frëngjishte të përsosur, por…”, Kumbaro tregon bisedën: Ishte “traum”
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ka rrëfyer në emisionin “Interview” në Euronews Albania udhëtimin e saj të parë në Francë.
Kumbaro tha se kishte marrë një koment nga një bashkëbisedues francez se frëngjishtja që ajo fliste i ngjante asaj të një shekulli më parë.
Ajo tha se ky koment ishte një tjetër traum për të, që i la të kuptojë se kishte shumë mangësi dhe boshllëqe. Kumbaro shtoi se më pas shkoi në Francë dhe vijoi atje studimet.
“Kujtoj çdo moment të udhëtimit të parë në Francë. Nga mënyra sesi flisja frëngjisht, një bashkëbisedues francez më tha ‘ju e flisni shumë korrekt frëngjishten, me një gramatikë perfekt, por duket sikur flisni frëngjishten e një shekulli më parë’.
Kjo ishte një tjetër traum për mua, sepse në fakt ishte prova e një mungese time me frëngjishten bashkëkohore, sepse gjuha nuk është një gjë që ngrin në kohë, por diçka bashkëkohore që ecën bashkë me kohën.
Më dha të kuptoj që unë kisha shumë mangësi dhe boshllëqe pavarësisht leximit dhe studimit. Më duhej të zbuloja botën nga e cila isha privuar që kur kisha parë botë me sy. Kështu u riktheva në Francë, për të bërë shkollën”, tha Kumbaro.
LEXONI GJITHASHTU:
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve