Mungojnë ilaçet në farmaci, prej 4 muajsh nuk ka medikament për astmatikët

26 Shkurt 2024 | 17:54

Të sëmurët me astmë prej 4 muajsh po përballem me mungesën e ventolinës që është jetike për ta. Ende nuk kanë marrë një përgjigje se përse depot kanë mungesë ë për pasojë as qytetarët.

Qytetarët astmatikë që janë në pritje prej 4 muajsh të Ventolinës, do të presin ende pasi farmacitë janë të boshatisura. Sot që flasim, në asnjë farmaci në rang vendi nuk ka gjendje. Ndonëse është një produkt tejet i rëndësishëm për këta pacientë, vetë farmacitë tregojnë se mungon.

Toma tregon rëndësinë dhe moshën e pacientëve që e përdorin këtë produkt farmaceutik.

Por si procedohet me pacientin nga mjeku kur ka mungesë te këtij medikamenti dhe çfarë mjekimi alternativ i jepet pacientit?

Ventolina përdoret edhe për trajtimin e disa patologjive të sëmundjeve pulmonare kronike.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Urdhëri i Farmacistëve e  konfirmojnë mungesën e Ventolinës ndërkohë që ministria e shëndetësisë dhe e mbrojtës sociale, për nuk i është përgjigjur interesimit të Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026