Hoxhaj: Macron nuk e do zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, ja ‘shpikja’ që bëri

28 Shkurt 2024 | 20:14

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk e do zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Komentet Hoxhaj i bëri në nje lidhje për Euronews Albania, ku tha se Macron për t’i thënë ‘jo’ zgjerimit, shpiku Komitetin Politik Europian.

Ai tha gjithashtu se nëse Perëndimi do të donte të ndalte politikën hegjemoniste të Serbisë, mund të anëtarësonte Kosovën në NATO.

“Kam pritur që agresioni rus do të rriste një vetëdije të re politike në Europë në raport me Ballkanin, por vitin e fundit takimi i KE ku nuk u mor ndonjë vendim i rëndësishëm në raport me politikën e zgjerimit, apo përpjekja e presidentit francez për të shpikur komunitetin politik europian, që është një mënyrë tjetër për t’i thënë jo zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

BE nuk e përdor zgjerimin si instrument dhe Perëndimi nuk ka instrument si të ushtrojë presion mbi Serbinë. Por nëse dera e BE do të ishte e hapur, atëherë ndikimi i Perëndimit do të ishte krejt tjetër.

Ne jemi në një situatë të statusquosë brenda BE por edhe në Ballkan, prandaj edhe kjo qasje e Ramës me Samitit është një politikë për ta thyerë këtë statusquo. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një ndërprerje e prirjeve hegjemoniste të Serbisë në raport me Kosovën”, tha Hoxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026