Neuropsikologia: Fëmijët që vranë babanë asnjë pendesë, po mbulojnë arsyen e vërtetë

29 Shkurt 2024 | 08:34

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës u zbulua rreth 13 ditë më vonë, gjë që e vështirëson edhe ekspertizën nga ana e policisë apo mjekësisë ligjore.

Por fakti që prova më e fortë e vrasjes, pikërisht trupi i të ndjerit, u gjet në oborrin e shtëpisë i dha policisë mundësinë që të rindërtojë rrjedhën e ngjarjes së rëndë. Gjatë këtyre ditëve edhe dëshmitë e fëmijëve kanë qenë të ndryshme dhe kontradiktore.

Elma Miftari, neuropsikologe klinike tha në emisionin GoodMorning Abanians në Euronews Albania  se fakti që fëmijët nuk kanë shfaqur asnjë  shenjë pendese edhe 13 ditë pas krimi kaq të rëndë tregon se ata janë duke mbuluar arsyen e vërtetë të vrasjes.

Sipas saj, duhet të analizohet më tepër nëna pasin formimi i personalitetit të fëmijëve është i lidhur më së shumti me të.

“Duhet të kuptohet çfarë mendimesh u ka përcjellë nëna fëmijëve  lidhur më babanë e tyre, traumat janë shumë komplekse. Unë besoj se tre fëmijët së bashku me nënën e kanë përgjigjen se çfarë ka ndodhur. Edhe nëna është shumë e vetëdijshme se çfarë e solli këtë ngjatje. Fakti që ata nuk shfaqin asnjë  shenjë pendese edhe 13 ditë pas krimit  atëherë është një version i mirëmenduar që po paraqitet për të fshehur arsyen e vërtetë”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024