73-vjeçarja që agjëron: Në komunizëm s’na linte Enver Hoxha, fshiheshim…

11 Mars 2024 | 09:55

Ka nisur sot agjërimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Përgjatë 1 muaji, deri në 9 prill do të vijojë Ramazani, një muaj i faljes dhe i mëshirës.

Rejhana Kalamishi Shpendi 73-vjeçe, e cila agjëron prej moshës 30-vjeçe, ishte e ftuar mëngjesin e ditës së sotme në emisionin “Good Morning Albania”, në Euronews Albania theksoi se në komunizëm nuk kishin mundësi që të agjëronin pasi  nuk i lejonte diktatori Enver Hoxha.

Pavarësisht kësaj, ajo tregoi se e mbanin agjërimin fshehurazi ndërsa shtoi se prindërit i kishte praktikantë të fesë.

“Kam agjëruar në kohën e diktaturës. Prindërit e mi kanë qenë praktikantë të islamit. Kur erdhëm ne në jetë, na e kultivuan në zemër dashurinë për fenë dhe për Zotin.  Unë kam qenë më e madhja, dhe vëllezërit e mi agjëronin me orë, kurse unë agjëroja më gjatë. Deri në ’67 feja ishte e lirë, më pas sistemi e ndaloi me ligj besimin. Aty filloi kalvari i besimtarit. Kishte njerëz që spiunonin për ata që e agjëronin. E merrnin vesh në syfir, sepse mund të ndizej dritën. Babai im mbyllte dritaret me perde, ndiznim një qiri të vogël”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024