“Jo më deputetë listash” / Karabina: Grupimi i Gazment Bardhit pa peshë elektorale

16 Mars 2024 | 15:21

Zëdhënësja për shtyp e PD, Mirela Karabina u shpreh se grupimi i Gazment Bardhit është pa peshë elektorale.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo uron që Parlamenti i Shqipërisë të mos ketë deputetë listash.

Mes tjerash ajo tregoi dhe opinionin që kanë demokratët për Bardhin.

“Vetëm kur mendon se kemi një grup deputetësh që deri dje i thanë  demokratëve hajdeni te ardhmja dhe sot, po ky grup shkon  te grupi tjetër. Bardhi është personi që lëviz. Kjo periudhë do të dëshmojë se deputetë të tillë nuk do jenë më. Janë deputetë pa peshë elektorale.  Këto janë mbyllur atje lart dhe mendojnë se politikën do e bëjnë ata duke shpërdoruar besimin e elektoratit dhe qytetarëve. Një pjesë e demokratëve që janë në Elbasan janë habitur se si është bërë ky kalim i Bardhit dhe ka shkuar atje kur deri dje është thënë se nuk bashkohen kurrë. Mos pastë kurrë parlamenti i Shqipërisë deputet listash”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026