“29.225 anëtarësime të reja në PS”, Rama: Tregojnë potencial, i tejkaluam objektivat

17 Mars 2024 | 11:28

Kryeministri Edi Rama thanë nisje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet këtë të diel në një resort në Gjirin e Lalëzit se deri më tani në PS numërohen 29,225 anëtarësime të reja.

Ai tha se kjo tregon potencialin në rritje të kësaj partia ndërsa shtoi se tashmë do të vendosen edhe dy objektiva të reja.

“Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plotë 29,225 anëtarësime të reja. Shifra e anëtarësimeve të reja është domethënëse për ne të gjithë, jo për t’u ndalur këtu por për të parë në pasqyrën e re të anëtarësisë së çdo qarku potencialin e madh të rritjes së forcës sonë politike.

Le të mos ndalemi kurrsesi këtu, por të vendosim sot dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj, deri në kongresin tonë zgjedhor të qershorit të këtij viti. Domethënë edhe 20 mijë pak që u shtohen këtyre që përmenda. Objektivat tona janë tejkaluar pasi ne nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne te ata. Objektiva e dytë është rishikimi i përbërjes së çdo organizate socialiste me qëllim harmonizimin  e përbërjes së secilës organizatë me profiling politike dhe social të zonës që mbulon organizata socialiste”,-tha kryeministri Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026