“Askush s’e cenon Kosovën”, Camaj: S’ka qeveri që rrezikon fqinjët në Mal të Zi
Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi e ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiçeviç, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.
Nikollë Camaj, deputet në parlamentin në Mal të Zi njëherësh dhe anëtar i Asamblesë së Këshillit të Europës, ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Euroneës Albania, ku ka folur në lidhje me këtë çështje.
Ai theksoi se efekti i kësaj vote do të jetë zero, dhe tentativa e forcave të tilla politike nuk do e ndalojnë Kosovën drejt BE.
Mes tjerash ai theksoi se nëse realizohet ky votim shqiptarët dhe kjo parti nuk mund të jenë së bashku në qeveri.
“Kjo parti nuk mund të jetë parti me këtë ministre në qeveri sepse qeveria është ajo që e bën politikën e jashtme dhe nesër mund të paraqitet një problem. Nëse ky votim realizohet në këtë mënyrë shqiptarët dhe kjo parti nuk mund të jetë së bashku në qeveri dhe të shohim se kush do të dalë fitues. Sido që të jetë pak hapësirë kemi zënë në mediat malazeze lidhur me këtë çështje. Ishim në pritje që të mos jemi ne shkaktarët që vota e tyre të jetë kundër për shkak të qëndrimit tonë.
Jemi munduar që dhe ta relativizojmë pak duke e kuptuar këtë si të drejtën e votimit si diçka personale. Ajo që ka bërë subjekti politik, ku deputetja ka thënë se do të votojnë për një vendim për Kosovën, dëshmon se kemi të bëjmë me një strukturë politike që do të vazhdojë me retorikën e viteve ’90, të shekullit të kaluar sapo për të mbajtur afër votuesin e vet klero-fashist serb. Ne jemi në pritje që qeveria dhe shumica parlamentare e ditëve të vijim madje dhe sot të ketë qëndrim të qartë se kjo votë ka qenë aksidentale.”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve