Gazetari: 20 mijë të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, vetëm 1 i dënuar!
Gazetari Andrea Danglli është shprehur se për 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë është dënuar vetëm një person.
Komentet Danglli i bëri në Euronews Albania, ku tregoi detaje të punës për dokumentarin “Jehona e Dhimbjes”, i transmetuar ditën e djeshme.
Danglli tha se shteti i Kosovës duhet të punojë më shumë për të vendosur drejtësinë në vend.
Ai shtoi se shumë viktima të dhunës seksuale në Kosovë kanë ndërruar jetë dhe bashkë me ta vdesin sipas tij edhe dëshmitë.
“Shumë nga dëshmitë e të mbijetuarve të dhunës seksuale kanë vdekur. Bashkë me ta vdesin edhe dëshmitë. Shteti i Kosovës duket se është shumë i vonuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Për t’i trajtuar, për të gjetur rrugëdaljen. Sado që organizatat dhe shoqëria civile të përpiqen, duhet të veprojnë institucionet të merren me dëshmitë.
Me secilën dëshmi të atyre që kanë zgjedhur që të flasin. Siç janë edhe zonjat që kanë dëshmi konkrete. Zgjodha që në dokumentar të sillja edhe anën institucionale. U përpoqa që të sjell zërin dhe qëndrimet e tyre.
Shteti i Kosovës është i pafuqishëm për të çuar drejtësinë deri në fund. Këta njerëz nuk kanë nevojë për fjalime, por për drejtësi. Dokumentari është bardh e zi sepse unë nuk shikoj ngjyra për drejtësi. Sot kemi vetëm 1 të dënuar për dhunë seksuale gjatë luftës, janë 20 mijë viktima dhe 1 i dënuar. Shikoni çfarë kontrasti që është”, tha Danglli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik