Eksperti: Ofensiva e Rusisë në Ukrainë ridimensionoi NATO-n
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Dritan Hoti, është shprehur se ofensiva e pajustifikuar dhe paprovokuar e Rusisë në Ukrainë, ridimensionoi NATO-n si organizatë politiko-ushtarake.
Komentet Hoti i bëri në Euronews Albania, ku tha se NATO operon kryesisht në zonën e Europës përballë Rusisë dhe nuk përfshihet në Lindjen e Largët, pra përballë Kinës ose Koresë së Veriut.
Ai tha gjithashtu se nëse do të ketë një precipitim të situatës mes Kinës dhe Tajvanit, SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht patjetër për të mbrojtur ishullin.
“Ofensiva e pajustifikuar e Rusisë në Ukrainë ridimensionoi NATO-n, mundësoi aderimin e Finlandës dhe Suedisë. NATO ka një rol ushtarak, industrial dhe ideologjik-demokratik. Aleancë që shtrihet nga Amerika e Veriut dhe Europë. Premisa e dytë është aderimi i Finlandës dhe Suedisë. Finlanda ndan 1300 km me Rusinë.
Nëse Turqia do të dilte nga NATO, nuk do i kishte më duart e lidhura të niste një politikë revizioniste, ku do të përfshihej Greqia. NATO nuk është përfshirë në Azinë e Largët. Por nëse do të ketë një precipitim të situatës mes Kinës dhe Tajvanit, SHBA ka prirje unilaterale për të ndërhyrë, pasi ka bërë një premtim dhe prestigji i saj nëse nuk do ndërhynte kundër Kinës, do të binte.
Edhe në luftën e Vietnamit NATO nuk ka ndërhyrë, pra ka luftuar vetëm SHBA. Kjo tregon se NATO është e dimensionuar vetëm për t’iu kundërvënë Rusisë, që është edhe turbulluesi më i madh i situatës, por jo Kinës, të cilës i kundërvihet SHBA”, tha Hoti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk