SHBA kundër Netanyahut, “vija e kuqe” e Biden për Izraelin

9 Prill 2024 | 14:13

Administrata Biden ka paralajmëruar se pushtimi i Rafahut do të kishte një “efekt jashtëzakonisht të dëmshëm”, pas deklaratës së kryeministrit Netanyahu se, pushtimi do të ndodhë. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se deri tani plani izraelit nuk është kundërshtuar.

Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi:

“Ne ia kemi bërë të qartët Izraelit se një pushtim tërësor i Rafahut do të kishte një efekt jashtëzakonisht të dëmshëm ndaj civilëve dhe do të cënonte sigurinë e Izraelit. Ndaj kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me prezantimin e një plani nga Izraeli. Ne ua kemi bërë të qartë atyre se ka mënyra të tjera për të arritur qëllimin legjitim që është çmontimi dhe mposhtja e batalioneve të Hamasit në Rafah”.

Kryeministri Netanyahu përshkallëzoi zotimin e tij për të pushtuar qytetin jugor të Gazës, duke deklaruar se “ekziston një datë” kur kjo do të bëhet. Ai përsëriti se Izraeli duhet të dërgojë atje trupa në terren.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së referoi të hënën aplikimin e Autoritetit Palestinez për t’u bërë anëtar në Komitetin e Pranimit të Anëtarëve të Rinj. Referimi u bë nga ambasadorja e Maltës, që kryeson presidencën e Këshillit.

Ndërkohë, palestinezët u kthyen në qytetin jugor Khan Junis një ditë pasi Izraeli njoftoi se po tërhiqte trupat nga zona. Por shumë prej tyre, kur mbërritën i gjetën shtëpitë e tyre të shkatërruara.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026