Trafiku i drogës me postë/Lënda narkotike nga jashtë merret për cilësinë më të lartë

18 Prill 2024 | 15:36

Trafiku i drogës nëpërmjet rrugëve postare është kthyer në një fenomen gjatë muajve të fundit. Ekspertët e sigurisë thonë se, për të ndaluar këtë lloj trafiku që po lulëzon, duhet forcuar kontrollet në pikat kufitare.

Kalimi i drogës përmes postës është një ndër metodat më të reja dhe më efikase, për të mos u kapur nga policia. Trafikantët dhe përdoruesit e lëndëve narkotike, qarkullojnë lirshëm në treg.

“Shteti duhet të forcojë regjimin doganorë dhe duhet të vendosi skanera në çdo lloj poste transporti të krijohet polici postare, të hetohet transporti sepse duhet arritje por është naivitet, sepse duhet ai që e poston dhe ai që e pret”- Artan Rexhepi.

Ofertat për të përfituar lëndë narkotike të mirë dhe lirë, duket se tundojnë përdoruesit. Përmes rrjeteve sociale, përgjithësisht në Telegram, kërkesa për të sjellë në Shqipëri drogë përmes postët është e lartë.

“Ka dy arsye, mbase është krijuar vakum, gjë që se besoj nëse flasim për drogërat e forta kokainë dhe e dyta tendenca për të kapur çmime në ofertë, të lira dhe më të mira”-theksoi Artan Rexhepi.

Shumat që porositen janë të larta, madje eksperti thonë se kjo është dhe një ndër arsyet përse policia e ka të pamundur për ta kapur.

“Fakti që kalon disa dogana, duket që kamuflohet, plus nga ngarkesa arrijnë të shpëtojnë domethënë nuk i dedektojnë të gjithë, kemi pasur raste që kanë ardhur armë me postë.

Vitet e fundit, përdoruesit e drogës janë shtuar sidomos tek moshat e reja.

“Droga shitet si karamele si rigon, është shumë masive, goditja e tregut mund të frenojnë dhe ardhjen nga jashtë”- u shpreh Artan Rexhepi.

Edhe pse nuk ka shifra zyrtare fikse në terë gjithë vendin sipas qendrave të rehabilitimit janë rreth 70 mijë përdorues të lëndëve narkotike të ndryshme, prej të cilëve një pjesë e konsiderueshme kanë krijuar varësi nga droga.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026