Qafoku kritika Bashës: S’mbledh dot as Kryesinë, në 2015 nuk merr as mandatin e tij
Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha ka probleme me mënyrë se si bën politikë dhe nuk po arrin të mbledhë dot as kryesinë e PD.
Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e 2025 Basha të mos mundet të sigurojë dot as mandatin e tij.
“Basha është komplet jashtë loje, ka 11 deputetë dhe vetëm 2-3 prej tyre dalin nëpër studion televizive. Këtë duhet të bëjë kryetari. Me katapultimin e Bardhit si kryetar në këmbë të Berishës dhe me marrëveshjen me Ramën i është dhënë një mundësi e artë PD zyrtare të shkundë politikën dhe kjo jo që nuk ndodhi, por premtuan se do nxirrnin lista në mars dhe po mbyllet prilli. Ai ka probleme në mënyrën si bën politikë. Unë parashikoj që në zgjedhjet e 2025 partia e Bashës të katandiset a do jetë deputet vetë Basha. Më shumë i besoj Edvin Kullurit , aty nuk mblidhet kryesia, tre ditë marrin në telefon njerëzit dhe nuk e mbledhin dot. Kur nuk bën dot një mbledhje, si mund të besosh atij njeriu”, tha Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve