Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

24 Prill 2024 | 14:25

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në manifestimin e 20-vjetorit të zgjerimit të vitit 2004 në Parlamentin Evropian në Strasburg, theksoi se Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën,

“Një fitore e Putinit jo vetëm që do të ndryshonte hartën, jo vetëm do të mbulonte fytyrën e kombit ukrainas, por do të ndryshonte rrjedhën e historisë evropiane. Bashkimi ynë nuk do të ishte kurrë i njëjti”, vuri në dukje ajo.

Presidentja e Komisionit tha se ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian, inkurajon për të bërë edhe më shumë.

“Dhe ne duhet të jemi shumë të qartë për këtë. Sepse që Evropa të fitojë të ardhmen, ashtu siç bëri 20 vjet më parë, Ukraina duhet të fitojë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026