“Shqipëria ishte tokë e ndaluar”, gazetari i BBC: Çfarë kam shkruar në ditarin tim
John Watkins, i cili sapo ka botuar librin “Enver Hoxha’s long shadow travels Albania”, ka folur në një intervistë ekskluzive për pedagogen Elsa Skënderi Rakipllari.
Në këtë intervistë të shfaqur sot në “Kronikë në letra”, në Euronews Albania Watkin-s ka treguar se pse i erdhi frymëzimi të shkruante një libër në të cilën ndërthuret e sotmja dhe e djeshmja e Shqipërisë.
Ish-gazetari anglez i BBC, tha se nisja e këtij libri ka ardhur që në 1972, kur ai ka vizituar Korfuzin e nga larg shikonte Shqipërinë, këtë vend të panjohur, të izoluar e të mistershëm.
“Ngjarjet nisin në vitin 1972 kur isha adoleshent dhe ndodhesha në Korfuz. Nga atje mund ta shikoje Shqipërinë, por jo ta vizitoje. Shqipëria ishte tokë e ndaluar, mister. Ishte shumë e vështirë të gjeje informacione rreth saj. Duke qenë gazetar doja të mësoja më shumë për vendin, por ishte e vështirë të gjeje informacion. Edhe ato që gjeje ishin shumë të njëanshme.
Nuk mund t’u besoje. Disa thoshin është vend shumë i mirë, të tjerë është vend shumë i keq. Kështu që kur pata rastin ta vizitoj, 15 vite më vonë, në 1987, kur Enver Hoxha kishte vdekur, doja të shikoja se si ishte Shqipëria. Gjithashtu e kuptoja se duke qenë se vizita organizohej nga shteti nuk mund të shikoja çdo gjë, pasi ata do tregoheshin të kujdesshëm. ata donin të shfaqnin një imazh të caktuar të Shqipërisë ndaj botës së huaj, kjo ishte pjesë e propagandës. Gjithsesi ishte më mirë ta shikoja vendin se sa të mos e shikoja fare”,-tha ai.
I pyetur se si ka mundësi që në në libër kishte shumë detaje, ish-gazetari u përgjigj:
“Gjithçka është e vërtet, i kam shkruar në ditarët e mi”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik