Sa deputetët marrin shqiptarët në Maqedoni të Veriut? E zbulon eksperti
Opozita maqedonase në Maqedoninë e Veriut shpalli fitoren absolute me kandidatin e saj për president të shtetit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
VMRO DPMNE me Gordana Siljanovskën, korrën dyfish më shumë vota se sa kandidati i partisë maqedonase në pushtet LSDM. Në kampin shqiptar fitoren e festoi partia shqiptare në pushtet BDI me kandidatin e saj Bujar Osmani i cili mori afro 40 mijë vota më shumë se kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari.
Besim Nebiu analist nga RMV tha në një intervistë për Euronews Albania se nisur nga numri i votave të mbledhura në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, VMRO i duhen minimalisht edhe 8 deputetë për të arritur shumicën për të krijuar qeverinë.
“Koalicioni i BDI, Fronti Evropian do merrte 17 deputetë, ndërsa koalicioni opozitar 12 deputetë. Janë kombinacione të dyja të mundshme, koalicioni VLEN është i përbërë ekskluzivisht nga parti shqiptare, ndërsa fronti ka 4 ose 5 parti joshqiptare, është multientik. VMRO e bëri fushatën mbi bazën e premtimit se nuk do bënte koalicion me BDI, që e cilëson si parti të korruptuar”, tha analisti.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik