“Evropa do të ndahet”, Eksperti: Shtetet kanë marrë urdhër për mbrojtje urgjente
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se shtetet evropiane po rishikojnë kapacitetet e mbrojtjes. Ai foli për atë që po quhet si “arkitektura e re e sigurisë për Evropën qendrore dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Sipas tij shtetet kanë filluar të mendojnë më tepër për veten e tyre, e disa prej tyre kanë shkëputur linjën e prodhimit për vendet anëtare të NATO-s. Kjo sipas ekspertit Shala po ndodh për herë të parë që pas krijimit të aleancës së NATO-s.
“Në kuadër të këtij dialogu është nënkuptuar mes rreshtave se shtetet tanimë kanë filluar të tërhiqen nga Nato dhe obligimet e saj e tashmë kanë filluar të krijojnë miniaturat e tyre për sigurinë. Kemi rastin e shteteve Poloni, Çekosllovaki, Austria, Hungaria, si një entagent në raport me vendet e Ballkanit duke nënkuptuar më qartazi tendencën e Aleksandër Vuçiç dhe Dodik, të cilët po flasin për Jugosllovakinë e re.
Kjo e fundit me mbajtjen e takimit në Budapest, po nënkuptohet se shtetet po rikthehen në kontekstin e ndarjeve të mëhershme të viteve 90. Pra do të kemi një Jugosllovaki të re. Evropa do ndahet. Është përcaktuar edhe elementi ushtarak në kuadër të kësaj konference ku padyshim ishin çështjet që industria e mbrojtjes të vendeve të Evropës juglindore, Hungaria, Polonia, Çekosllovakia, tanimë janë duke menduar për veten e tyre, duke e shkëputur tërësisht linjën e prodhimit për vendet anëtare të NATO-s”,-tha Drizan Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus