Ndeshja që përcakton fatin e Premier League, Arsenali “në dorën” e Tottenham
Premier League ka qenë spektakolare nga fillimi e deri tani ku është thuajse drejt fundit, teksa aktualisht nuk është vendosur ende se cila skuadër do të shpallet kampione.
Arsenali dhe Manchester City janë dy ekipet e vetme që mund ta arrijnë diçka të tillë, por natyrisht vetëm njëra mund të kurorëzohet kampione. Topçinjtë kanë 1 ndeshje në dispozicion, ndërsa the cityzens 2, njëra është ajo e mbrëmjes që luhet ndaj Tottenham. Trajneri Postecoglu kërkon me patjetër fitoren, por ajo çka është e çuditshme, janë tifozët të cilët kërkojnë që Tottenham ta humbasë ndeshjen.
Kjo për faktin se ata nuk duan që rivalët e përjetshëm të Arsenalit të ngrenë lart trofeun e kampionit. Për këtë reagoi dhe vetë tekniku që doli kundra dëshirës së tyre, duke pohuar se skuadra do kërkojë me patjetër 3 pikët. Shpresat e Arenalit janë pikërisht tek Tottenham, pasi në rast se ata frenojnë Manchester Cityn, topçinjtë janë thuajse kampionë, pasi u duhet të mposhtin Evertonin.
Me pikë të barabarta, goonersat ngrenë lart trofeun në fund të sezonit, por mbetet për t’u parë çfarë do të sjellë ndeshja e mbrëmjes ndaj Tottenham.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat