“E goditi gruan 6 herë, i la thikën në trup”-gazetari jep detaje nga vrasja në Greqi
Gazetari Etmond Guri, ishte këtë të premte i ftuar në “Good Morning Albaniands” në Euronews ku foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku Enkelejda Danaj u vra mizorisht nga burri i saj 50-vjeçari Eduart Danaj.
Gazetari Guri tha se për fat të keq në vitet e fundit dhuna në familje është rritur ndjeshëm në Greqi dhe ndonëse viktima e kishte denoncuar të paktën 3 herë bashkëshortin e saj ai sërish ishte lënë i lirë dhe kreu aktin makabër.
“Ngjarja në ndodhinë e saj është vërtetë makabër, pasi autori e ka ekzekutuar ish bashkëshorten e tij me 6 thika, e në fund thikën ia ka lënë të ngulur në bark dhe e ka lënë në vend. Ata jetonin afër njëri-tjetrit. Shtëpia e tij është shumë afër viktimës, të cilën e ka pritur, ka debatuar ashpër dhe në mëngjes ai e ka ekzekutuar ish-bashkëshorten e tij.
I pyetur nëse kanë qenë të martuar në mënyrë ligjore gazetari tha:
“Po kanë qenë të martuar me letra, ai është denoncuar të paktën tre herë në polici dhe 3 herë prokurori e ka pushuar çështjen dhe e ka lënë të lirë autorin. Ky i fundit duke pasur debate me bashkëshorten që kishte vendosur të divorcohej, ka marrë këtë vendim ekstrem duke i marr jetën”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve