Si lindi armiqësia mes Martinajt dhe ish-deputetit? Gazetarja zbërthen përplasjen
Shtatë grupe të strukturuara kriminale me fuqi të jashtëzakonshme në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, grupe që vetë Prokuroria e Posaçme kujdeset të evidentojë se kishin karakteristikë dhunën e egër të treguar në kryerjen e krimeve dhe që u zbuluan falë dekriptimit të bisedave në Sky ECC ishin të ndara në kampe lufte me njëri-tjetrin.
Gazetarja Glidiona Daci në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania ka zbërthyer përplasjen mes të shumëkërkuarit Ervis Martinaj me ish-deputetin Arben Ndoka.
Mes tjerash ajo tha se në vijim pritet të ketë dhe përplasje të tjera mes grupeve kriminale.
“Të gjitha këto grupe kriminale që në shumë dosje të ndryshme të cilat ne i kemi pasur nëpër duar, i kemi diskutuar dhe i kemi parë, kemi parë që herë pas here janë miq e herë pas here janë armiq. Ajo që bie në sy është bashkëpunimi i grupit të Ervis Martinajt me interesat dhe ish-grupin e krijuar të ish-deputetit të PS Arben Ndoka. Bashkëpunimi i tyre është për të goditur rivalët, në rastin konkret Durim Bami dhe Leonard Duka. Ervis Martinaj dhe Duka dikur kanë qenë miq shumë të ngushtë, më pas u përplasën pikërisht për lojërat e fatit dhe u kthyen në armiq të përbetuar.
Arben Ndoka ishte i interesuar që të ekzekutonte Durim Bamin, pasi dyshohet se ky i fundit ka qenë i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij dhe për këtë arsye kërkonte me çdo kusht eliminimin e tij fizik. Mesa duket do të kemi përplasje të tjera dhe të shohim se kush do të mbetet i fundit, Durim Bami apo Mariklen. Durimi prej vitesh jeton në Dubai ndërsa Marikleni qëndron prej kohësh ka qenë i izoluar. Janë disa personazhe të caktuar dhe na kanë dalë armiq në grupe të tjera”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat