“Do na mbetesh këtu”-ja si i thoshte aktivistit drejtuesi i institucionit në Durrës…
20 maji është ditë ndërkombëtare e jetimëve e për këtë tre persona të rritur jetim ishin të ftuar në “Good Morning Albanians” ku kanë treguar vështirësitë me të cilat u është dashur të përballen që në vegjëli.
Sabail Gjyli aktivist i jetimëve tha se ai është rritur në institucionet e shtetit e një nga vështirësitë më të mëdha për të ka qenë në momentin kur nuk i jepnin bursë duke e gjykuar se ai do të “mbetej në institucion” pasi sipas drejtorit të shkollës “ai nuk duhej”.
“Jam rritur në institucionet e shtetit nga mosha zero vjeç në jetimoren e Shkodrës, atje kam qëndruar deri në moshën 15 vjeç. Më pas bëra të mesmen në Durrës, për hoteleri turizëm, atje kam kaluar edhe vuajtjet më të mëdha. Atje kam qëndruar në konvikte kam qenë me njerëz që kishin probleme, që merreshin me krime, me drogë.
Kam pasur vështirësi, mu hoq e drejta e bursës, e drejta e studimit. Ata thoshin se ti nuk e meriton, do na rrish këtu, do martohesh këtu. Kështu thoshte drejtuesi. Në momentin që ne duam të vazhdojmë arsimin e lartë shpenzimet i mbulon shteti . Unë shkova e takova vetë presidentin e një universiteti privat që më dha edhe strehim studim”,-tha aktivisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve