“Mendojmë se është skemë mashtrimi”, Jahaj: Gjyqtarë në Vlorë kanë dhënë vendime…
Klevis Jahaj, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth skandalit në ujësjellësin e Vlorës.
Ai tha se paditë e para kanë nisur në vitin 2021, ndësa nga mënyra se si është zhvilluar ngjarja, duket si një skemë mashtrimi për të çuar drejt falimentimit shoqërinë e ujësjellësit. Sipas tij janë rreth 98 çështje të ngritura nga punonjës dhe ish punonjës të shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.
“Ne në fillim menduam se si mund të përmirësonim kushtet. Por kjo nuk ka qenë një marrëdhënie e drejtë, që një grup punonjësish janë afruar pranë shoqërisë apo këshillit mbikëqyrës, kanë kërkuar këtë proces dhe janë ulur në një proces negocimi.
Shqetësimi jonë është që në të gjitha rastet gjykatat kanë kërkuar ekzekutim të detyrueshëm, duke mos e lënë ndjekjen e çështjeve në shkallë të tjera si është ajo e Apelit, ku merret vendimi i prerë. Por marrja e vendimit, apo pranimi i kërkesës për ekzekutim të detyrueshëm, pra që të merren direkt këto lekë, është i padrejtë. Se nuk parashikohet, pasi ne flasim për punonjës që vazhdojnë të jenë pjesë e shoqërisë dhe paguhen çdo muaj.
Absurdi shkon edhe aty, ku veç vlerave të detyruara të vjetërsisë, të shpërblimeve të pagës, madje edhe pagesa e sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi të ardhurat personale, i shkojnë punonjësit. Këta nëpërmjet përmbarimit shkojnë në llogari të shoqërisë, duke bllokuar dhe marrë lekët, ndërkohë që nuk parashikohet. Po nëse Apeli ndryshon vlerën e shpërblimit, si do arkëtohen mbrapssh. Ky është shqetësimi që ne kemi”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat