“Lëng qepe me mjaltë për problemet me fytin”-Ja çfarë këshillon mjeku i Sanatoriumit

7 Qershor 2024 | 07:52

Arben Tanka, mjek pneumolog në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, është shprehur se përdorimi i përzierjeve të ndryshme natyrale kundër gripit nuk bie ndesh me mjekësinë.

Komentet Tanka i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se lëngu i qepës me mjalt ndihmon në lirimin e sekrecioneve dhe zhbllokimin e fytit në rast sëmundjeje.

Ai tha gjithashtu se vaksina anti-grip është e domosdoshme, sidomos për moshat e treta dhe kategori të caktuara, pasi të shpëton jetën dhe bën që virozat të kalohen pa komplikacione.

“Pjesa më e madhe e rasteve kalojnë me çaj. Asnjëherë nuk jemi kundër gjërave natyrale që ndihmojnë. Qepa me mjalt është si një lloj shurupi i mirë që mund të blihej në farmaci dhe ndihmon në lirimin e sekrecioneve. Mund të japim edhe një lugë mjalt me pak limon që rrotullohet nëpër gojë dhe shërben si një shurup.

Mirë është që antibiotiku t’i lihet profesionistit në dorë. Virozat kryesisht nuk duan përdorim të antiviotikut, ndërsa komplikacionet po. Ajo që mua më shqetëson është që thirrjet që ne bëjmë për t’u vaksinuar, një pjesë e mirë e popullatës e bën veshin e shurdhër. Kur jemi në një moshë mbi 60-vjeçare, ajo të mbron jetën dhe e kalon gripin pa komplikacione”, tha mjeku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024