“Jam çame e vogël”- Vajza me nënën nga Filipinet vjen në Shqipëri: Isha në Qafë-Botë

24 Qershor 2024 | 09:23

Adile Hoxha, ka lindur dhe është rritur në Australi por flet shqip. Kjo sepse babai i saj është shqiptar dhe nëna e saj filipineze. Adile e pëlqen shumë Shqipërinë sikurse i pëlqen shumë edhe të udhëtojë në vende të ndryshme të botës.

Ajo kishte 10 vite qe nuk kishte ardhur në vendin tonë dhe me ardhjen e saj ka ‘ndaluar’ në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Vajza ka tërhequr vëmendjen përmes videove të saj të shumta në rrjetin social Tik-Tok, ku flet edhe për Çamërinë.

Në studio ajo tha se e quan veten ‘çame e vogël’ dhe tregoi se gjatë vizitës së saj në Shqipëri ka shkuar në Qafë-Botë, ku ndodhet edhe një varrezë çame.

Ajo tregoi se ka mësuar edhe gatime çame nga i ati i saj dhe shtoi se në Shqipëri ka 2 halla dhe xhaxhain.

“Babi ka lindur në Konispol. Shkuam në Qafë Botë, sepse ka një varrezë çame atje. Po jam çame se ashtu jam rritur. Xhaxhai im ishte një shkrimtar dhe ka shkruar shumë libra për Çamërinë. Njerëzit janë shumë krenarë sepse ka shumë çamë akoma dhe janë shumë krenar që unë bëj video në Tik Tok dha flas për këtë çështje.

Jam çame e vogël, jam vajzë e vogël. Babi gjithmonë gatuante gjithmonë një brushtull, që ka spinaq dhe është si një bukë, por nuk është bukë. Unë nuk e gatuaj shumë mirë, babi e gatuante më mirë. Babi ka 2 motra dhe një vëlla që jetojnë këtu në Shqipëri. Do shkoj në Delvinë që të rrij me hallën javën që vjen”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024