Çejku kritikon Kurtin: Nxori nga aksi njohjen e Kosovës, SHBA-në e “ndoqi me gure”
Diplomati Arben Çejku tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se “njohja” e cila kryeministri Kurti pretendoi se do të ishte qendra e takimit të tij me homologun Vuçiç, u aneksua gjatë bisedimeve në Bruksel duke i lënë vendin çështjeve që nuk janë produkti që i duhet Kosovës.
Sipas Çejkut deri më tani qeveria e Kurtit nuk ka arritur ndonjë progres ndërkombëtar të Kosovës, por përkundrazi e ka larguar atë edhe nga marrëdhëniet tradicionale më SHBA-në. Ai tha se si pasojë e kësaj negociatori i SHBA-së, Escobar, gati u “ndoq me gurë” kur u vendos largimi i tij nga tryeza e bisedimeve.
“Ajo që zoti Kurti e pretendoi si takim me njohjen në qendër, ajo shkoi gjithnjë e më shumë drejt periferisë së bisedimeve dhe në qendër të diskutimeve erdhën çështje që nuk kishin produktin që i duhej Kosovës, pra vendin në BE, anëtarësimin në KiE, anëtarësimin në UNESCO.
Nuk kemi njohje të reja ndërkombëtare, nuk kemi një progres ndërkombëtar të Kosovës, nuk kemi një zhvillim, përkundrazi kemi një dalje nga aksi tradicional i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aq sa negociatori i SHBA, zoti Escobar në një farë mënyre u ndoq me gurë nga mbrapa kur u lajmërua largimi i tij nga tryeza e bisedimeve.
Unë mendoj se përtej të drejtave që ne i japim zotit Vuçiç, në tërësinë e vetë Kosova ka humbur shumë kohë dhe i dha shumë kohë Serbisë për të fituar terren dhe sot jemi në kushtet kur edhe me ndihmën e këtyre burokratëve që nuk e njohin Kosovën as si shtet as si person, pasi edhe Borrell edhe Lajçak, Kosovë e shikojnë si njësi ndërkombëtare me të cilën ata mbushin axhendën e tyre”,-tha Çejku.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve