Gazetari Lita: Kush i hap qelinë Dritan Dajtit, ta bëjë gati të futet vetë
Dritan Dajti, i cili ekzekutoi efektivët Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ka kërkuar këtë të premte lirimin nga qelia.
Dajti pretendon se e ka kryer tashmë dënimin prej 25 vitesh burg, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.
Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se, vendimi i Gjykatës së Lartë si shkalla e fundit e gjykimit, është i zbatueshëm dhe nuk duhet të vihet në diskutim.
Lita u shpreh se nëse drejtori i burgut të Peqinit merr për bazë kërkesat e avokatëve të Dajtit, përkundërt vendimit të gjykatës, atëherë më mirë do të ishte “që të bënte gati një qeli dhe të futej vetë në të”.
“Të gjithë të burgosurit duan të dalin jashtë, sidomos ata që janë dënuar me burg përjetë, siç është Dajti për vrasjen e 4 oficerëve të lartë në Durrës në 2009. Këto ditë ka pasur një fushatë hutuese për shkak të avokatëve në media me kërkesa për lirim, po mendoj se gjithçka është shumë e qartë, që vendimi i Gjykatës së Lartë është i ekzekutueshëm dhe janë vënë në dijeni të gjitha institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Nëse drejtori i burgut të Peqinit do marrë mendtë e avokatit, më mirë të futet vetë në qeli dhe të mos dalë më. Avokatët, kërkesat i mbështesin në ligj, po ne kemi vendime gjykatash si ajo e Lartë që është shkalla e fundit, dhe ai vendim duhet të zbatohet, dhe nëse drejtori i burgut do të shkelë vendimin e gjykatës së Lartë duhet t’i hapë vetes një qeli dhe të futet brenda vetë”, tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat