Propozimet e PS për ndryshimet zgjedhore, reagon Basha: Sabotim i listave të hapura!
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me propozimin e PS për ndryshimet zgjedhore.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.
Sipas tij, dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Basha sjell në vëmendje propozimet e ‘Demokratëve Euroatlantikë’ për ‘lista të hapura’, ‘Shqipëria një zonë zgjedhore’ dhe ‘garantimi i votës së diasporës’, të cilat sipas tij, ndodhen prej muajsh në sirtarët e Kuvendit.
Ndërsa më tej ai thotë se shqiptarët do të kenë mundësi të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është sipas tij pjesë e pazarit me Edi Ramën në kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre.
Postimi i plotë i Bashës:
Sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.
Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Sot ne Kuvendin e Shqiperisë janë dy nisma, ajo për lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore dhe garantimi i votës së diasporës, të propozuar prej nesh, Demokratëve EuroAtlantikë, dhe propozimi i socialistëve që sërish i mban listat e mbyllura dhe u pamundëson shqiptarëve jashtë vendit të votojnë.
Shqiptarët do të kenë mundësi tashmë të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është pjesë e pazarit me Edi Ramën ne kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre.
Frika nga vota e lirë, firka nga humbja e pushtetit, frika nga fundi i pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajne peng vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim të vërtetë.
Qytetarët shqiptarët meritojnë një Reformë Zgjedhore të vërtetë!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat