Ndahet nga jeta legjenda e sportit të bilardos, 6 herë kampion bote

20 Korrik 2024 | 17:09

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, gjashtë herë kampioni i botës në bilardo, Ray Reardon.

Uellsiani, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të bilardos- vdiq të premten për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Reardon dominoi kampionatin botëror të bilardos në vitet 1970 në një mënyrë të ngjashme me Steve Davis në vitet 1980 dhe Stephen Hendry në vitet 1990.

I mbiquajtur “Dracula” për shkak të modelit të flokëve, Reardon “ishte një nga figurat më të njohura dhe karizmatike të epokës së tij, i dashur nga miliona fansa për shkëlqimin e tij në tryezë dhe humorin e mirë jashtë saj”.

Duke udhëhequr homazhet, legjenda e bilardos Jimmy Ëhite tha: “I mërzitur të dëgjoj se shoku im shumë i mirë Ray Reardon ka ndërruar jetë. Një legjend i këtij sporti! Pusho në paqe shoku”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026