Zv.kryeministri Daçiç: Serbia do t’i vazhdojë projektet e përbashkëta me Kinën

9 Shtator 2024 | 10:42

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh Ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë projektet e përbashkëta me Kinën, si dhe bashkëpunimin në luftim të krimit transnacional.

Duke folur në një Forum Global për Bashkëpunim në fushën e sigurisë publike, të mbajtur në Lianjungang, Daçiç ka thënë se Serbia është duke punuar për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për krijim të një ambienti të sigurt për qytetarët dhe çështjet ekonomike.

“Serbia dhe Kina janë të lidhura nga besimi i ndërsjellë në çështjet me interes të lartë strategjik për të dyja vendet”, ka thënë Daçiç.

Qeveria e Serbisë ka cituar Daçiçin të ketë thënë se konferenca në Kinë është sinjal se Kina është e gatshme të marrë përsipër rolin e njërës prej lidereve botërore në fushën e sigurisë.

“Ne jemi të vendosur për të kontribuuar plotësisht në stabilitetin e rajonit dhe në botë. Ne duam të jemi pjesë e zgjidhjes dhe të marrim pjesë në solidaritet”.

Serbia i ka forcuar lidhjet me Kinën prej ngjitjes në pushtet të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti kinez, Xi Jinping, e ka vizituar Beogradin në maj, në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Ambasadën kineze në Beograd, duke shënuar kështu vizitën e dytë në 10 vjet.

Kina dhe Serbia, e cila është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian më shumë se një dekadë, kanë nënshkruar deklaratë për partneritet strategjik mes të dyja vendeve më 2016, shkruan REL.

Shtatë vjet më vonë, Pekini dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë.

Në vjetët e fundit, Kina ka kryer një mori investimesh ne Serbi.

Përveç tjerash, Kina e ka ndërtuar edhe urën Pupin në Beograd, në kuadër të një autostrade ndërkombëtare, si dhe e ka rindërtuar një termocentral në Serbi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026