Palestra, trendi i adoleshentëve. Ortopedi: Duhet kujdes, mos të përdorin pesha
Një trup i formuar dhe me muskuj është bërë sot mania e adoleshentëve. Por ndërsa kërkojnë gjithmonë e më shumë gjatë ushtrimit, ata nuk e kuptojnë palestra po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin e tyre.
Mjekët ortopedë thonë se janë të përditshme rastet kur fëmijë vijnë më dëmtime në shtyllën kurrizore apo muskuj për shkak të sforcimit të strukturave gjatë ushtrimeve në palestër.
“Nga palestra me pesha të rënda duhet pasur kujdes. Përdorimi i shtangës, mund të sjellë dëmtime të muskujve të stopojë rritjen kockore, mund të sjellë deformime të kolonës. Për mendimin tim peshat duhet të jenë zero te adoleshentët”,-tha Ilir Hasmuça ortoped, Spitali Universitar i Traumës.
Mjekët nuk janë kundër palestrave por vënë theksin tek masa, sepse stërvitja e trupit mund të bëhet e rrezikshme nëse nuk mbikëqyret nga instruktorët si në ushtrime ashtu edhe në konsumimin pa kriter të proteinave.
Por çfarë do të ishte e këshillueshme për fëmijët deri në moshën 18 vjeç sipas mjekëve?
“Sporti që unë këshilloj është noti dhe atletika”,-tha Hasmuça.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve