Politologu “zbërthen” gjuhën e Kryemadhit: Ja përse po kërcënon dhe po bën zhurmë

4 Nëntor 2024 | 21:51

Politologu Fitim Zekthi ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar deklaratat e dhëna nga deputetja Monika Kryemadhi në lidhje me hetimin që SPAK po bën ndaj saj.

Zekthi tha se retorika e përdorur nga zonja Kryemadhi është një përpjekje jo e duhur për tu mbrojtur. Ai tha se në konceptet politike “shantazhi, kërcënimi, apo zhurma” që Kryemadhi bën duke përfshirë emra të tjerë në çështjet për të cilët ajo hetohet njihet si “censurë me zhurmë”. Sipas tij ajo po tenton të largojë vëmendjen nga vetja, duke e relativizuar çështjen e saj.

“Është një kombinim i retorikës politike, por sidomos një përpjekje për tu mbrojtur, në gjykimin tim jo në mënyrën e duhur. Politikanët kur akuzohen nga prokuroria, mbrohen në Gjykatë, nuk dalin jashtë të flasin. Mesa kuptoj unë zonja kryemadhi po përpiqet të shantazhojë, të kërcënojë, ose më së shumti të prodhojë zhurmë.

Duke prodhuar zhurmë ajo mendon se mund të relativizohet çështja e saj. Unë nuk mund të them nëse ëhstë fajtore, unë do doja të ishte e pafajshme, por mendoj se e bën këtë gjë për të relativizuar çështjen e saj. Ndaj përmend të tjerë, akuzon të tjerë dhe shantazhon të tjerë në funksion të kësaj retorike politike. Ka një koncept politologjie, “censurë me zhurmë” ti bën zhurmë që të censurosh të vërtetën. Ky është stil i politikës shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026