Rama takim me Erdogan dhe Mitsotakis, çfarë diskutuan 3 liderët
Gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama pati një takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Presidentin eTurqisë Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentin e Republikës së Qipros Nikos Christodoulides.
4 liderët patën një bisedë të shkurtër dhe konumuan një kafe pak para fillimit të takimit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Mediat greke shkruajnë se gjatë kësaj bisede informale, katër liderët shkëmbyen mendime mbi rezultatet e zgjedhjeve amerikane, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Liderët evropianë u mblodhën në Hungari për samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), një platformë që u themelua në vitin 2022 për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane në trajtimin e çështjeve kryesore globale.
Samiti pritet të fokusohet në disa tema të rëndësishme, përfshirë situatën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe sfidat që lidhen me sigurinë ekonomike dhe migracionin e parregullt në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat