“Rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut”,- Parashikimi i motit për javën
Meteorologia Lajda Proja nga MeteoAlb ishte këtë të hënë në një lidhje direkte për Euronews Albania ku tregoi se si do të vijojë të jetë moti për gjatë kësaj jave.
Sipas saj moti gjatë kësaj jave do të jetë një mot dinamik me temperatura tipike vjeshte. Gjatë kësaj jave pritet të kemi vranësira, rrebeshe shiu, e në fundjavë do kemi sërish ditë me diell.
“Një javë tejet dinamike kjo me të gjitha nuancat. Mëngjesi këtë të hënë nisi i freskët. Parashikohet të ketë intervale me kthjellime dhe vranësira të lehtë. Të martën pritet të shtohen vranësirat dhe lagështia. Do të ulen një gradë temperaturat. Më pas do të kemi dy ditë tipike vjeshte.
Të mërkurën do kemi zhvillim të një sistemi të fuqishëm vranësirash dhe erëra të forta. Në zonën jugore, pritet të ketë edhe reshje shiu. Reshjet do të vijojnë edhe të enjten. Në zona të thella malore do ketë reshje dëbore. Më pas nga e premtja e deri në fundjavë do të na rikthehet dielli. Do të na rikthehen mëngjeset e freskëta dhe temperaturat 20 apo 21 gradë në fundjavë”,-tha Porja.
E pyetur se sa do të preket Shqipëria nga stuhitë e përmbytjet, Porja tha se do ketë rrebeshe dhe mundet edhe që në bregdet të anulohen udhëtimet me anije apo traget, por nuk ka sinjale që do ketë ndonjë fenomen që do të sjellë katastrofë në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran