“Unë erdha, juve ju iku çehrja”, Berisha në Kuvend pas 11 muajsh: Kthehem fitimtar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer pas 11 muajsh në Kuvend, pas qëndrimit në arrest shtëpie për gati një vit. Në fjalën e mbajtur në foltore, Berisha tha se para 11 muajsh deputetët e mazhorancës votuan duke i mohuar të drejtën e fjalës opozitës e duke futur në arrest shtëpie. Ai tha se tashmë është rikthyer në Parlament fitimtar, dhe me batutë ka shtuar “unë erdha, juve iu iku çehrja”
“Kot e keni. Unë erdha, ju e dini vetë! E shikoj çehren që ju ka rënë, por ju ia bëtë vetes dhe ju qofshi. Të nderuar deputetë e deputetë, të dashur qytetar e qytetare, 11 muaj më parë Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij të mos shikonte më Sali Berishën në këtë sallë, të mos shikonte më opozitën. Ju votuat duke mohuar të drejtën e fjalës, sepse fjala ime tmerronte narko-diktatorin dhe shumë prej jush.
Votuat duke mbushur Parlamentin me mbi 50 gardistët, votuat duke menduar se ajo do ishte dita e fundit e Sali Berishës në Parlamentin e Shqipërisë. Ju në 21 dhjetor votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare, mirëpo sot ja ku jam. Unë vij këtu me mesazhin e fitores. Vij këtu fitimtar, unë vij për të udhëhequr opozitën drejt fitores.
Edi Rama nxin aty si Edi metamorfoza, nxin si hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar, nxin si armiku më i egër i qenies shqiptare, nxin se në 12 vite u angazhua me çdo mjet për të vjedhur fondet publike të shqiptarëve, u angazhua në mënyrën më makabre kundër interesit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat