Misteri i jetës së Parashqevi Simakut, letra shpjeguese e ish-bashkëshortit
Robert Nolfe, ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe të rrallë mbi marrëdhënien e tyre dhe sfidat që pasuan ndarjen. Letra e tij drejtuar aktivistit Elton Ilirjani, që bëri të mundur kontaktin mes këngëtares dhe të birit, zbulon detaje mbi historinë familjare dhe përpjekjet për të mbajtur lidhjet e familjes.
Robert Nolfe pranon se ndarja e tyre ishte rezultat i përpjekjeve të dështuara për të mbajtur një marrëdhënie funksionale. “Ne ishim dy artistë që po përpiqeshim të mbanim martesën tonë, por pas disa vitesh ku përpjekjet tona nuk po funksiononin, vendosëm të ndaheshim siç ndodh edhe sot,” thekson ai.
Ai shton se gjatë procesit të divorcit, Parashqevia kaloi një periudhë të vështirë, e tronditur veçanërisht nga vdekja e papritur e të atit. Megjithatë, Nolfe thekson se gjithmonë është përpjekur të mbrojë mirëqenien e djalit të tyre. Sipas tij, vendimi i gjykatës për t’i dhënë kujdestarinë si një baba i vetëm ishte një sfidë e madhe, por ai punoi fort për të përballuar këtë përgjegjësi.
Në letër, Robert Nolfe shpreh emocionet e tij për rilidhjen e djalit të tyre me nënën, duke falënderuar publikisht Elton Ilirjanin për ndërmjetësimin. “Ishte emocionuese të shihje buzëqeshjen e saj në videot e tua, Elton. Besoj se kjo është një dritare për të lënë pas të shkuarën dhe për të parë përpara,” shkruan Nolfe.
Ai thekson se djali i tyre tashmë është një i ri i pavarur dhe se po ndërtohet një mundësi e re për lidhjen e tij me Parashqevinë. Nolfe u bën thirrje personave që kanë dërguar mesazhe kërcënuese ndaj tij dhe familjes së tij që ta përqendrojnë energjinë në vlerësim dhe pozitivitet, duke mbështetur “thesarin kombëtar” që është Parashqevi Simaku.
Në përmbyllje të letrës, ai shpreh mirënjohjen e tij: “Dëshiroj personalisht të të them faleminderit, Elton, që e bëre të mundur këtë hap të rëndësishëm.”
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve