Rama: Kosova duhet ta ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur në seancën e përbashkët mes dy Kuvendeve, se Kosova duhet ta ngrijë ta ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë.
Sipas tij tashmë Kosova duhet të shkëputet nga mënyra se si deri më tani ka dialoguar me Serbinë, e ta synojë dialogun përmes Bashkimit Europian.
Ai tha se Kosova duhet ti japë Bashkimit Europian provën e përkatësisë së saj në gjirin europian, e për të bërë këtë, sipas kryeministrit të Shqipërisë duhet të përmbushë kushtet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Më lejoni të ndaj këtu sot me ju opinionin tim tani më të konsoliduar më këtë rrugëtim, ku shumë kam parë e mësuar nga marrëdhëniet me miq, me aletatët dhe me jo dashamirqësit tanë, se në këë fazë kaq vendimtare në rrugëtimin e saj të integrimit europian dhe euro-atlantik, Kosova duhet ta ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhenieve me fqinjin verior, duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Europian.
Duke e këptur kërthizën e reciprocitetit nacionalist, me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me Bashkimin Europian. E thënë ndryshe, Kosova mund t’ja japë familjes europiane dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut në një kohë shumë të shkurtër provën e padiskutueshme të vullnetit dhe të përkatësisë së vet në gjirin e Europës së bashkuar e NATO-s duke përmbushur të gjitha kushtet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet dhe për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet të përbashkët Brukselin”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat