“Betoni i ftohtë dhe pa ngrohje”, Berisha tregon kushtet e Salianjit në burg
Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” ku foli ndër të tjera për vizitën e zhvilluar ditën e sotme në burgun e Fierit ku ndodhet ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.
I pyetur se si ishin kushtet në të cilat ndodhet ish-deputeti, Berisha tha se Salianjin e pa të përkushtuar e në performancë punë duke lexuar e duke shkruar, por ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e ngrohjes.
“një njeri të cilit i privohet liria me dëshmitarë dhe falsitete. I privohet liria për fjalën e lirë, ndryhet brenda katër mureve të ftohta betoni, natyrisht duhet të mobilizojë forca të mëdha për të ruajtur ekuilibrat dhe përballuar situatën. Konstatova se Ervin Salianji po e bënte plotësisht. Ai po ruante si ekuilibrat, ishte në performancë pune.
Ai shkruante, lexonte, lexonte shkruante dhe informohej me sa mundej, me kufizimet që ka. Se kanë shumë kufizime. Por problemi kryesor është që ishte pa ngrohje. Kjo është e papranueshme. Se një ndërtim të themi atë që është , është i Bashkimit Europian, është i standardeve, por betoni pa ngrohje, është një lloj torture fizike në vetvete. Sepse ngrohjen e ka por Ministria i lë jashtë funksionit dhe aty. Mua kjo më bëri përshtypje”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve