Fiorentino Perez është zgjedhur për herë të shtatë president i Realit të Madridit

20 Janar 2025 | 14:00

Fiorentino Perez nuk ka ndërmend të tërhiqet nga Reali i Madridit, ku është zgjedhur si personi që do ta drejtojë ekipin deri në vitin 2029. Ky është mandati i shtatë i fituar prej tij, pasi ka nisur rrugëtimin me Los Blancos në vitin 2000. Ashtu si në 4 proceset zgjedhore të mëparshme, nuk ka pasur asnjë kundërshtar për të, duke bërë që Perez të rikonfirmohet automatikisht. Një fakt interesant është se 77-vjeçari bëhet presidenti më i vjetër në historinë e galaktikëve, por edhe më i suksesshmi.

Në total, janë 65 tituj të fituar nga klubet nën logon e Real Madrid, ku 3 prej tyre janë trofe në EuroLeague. Përgjatë ditëve të fundit, mediat në Spanjë kanë raportuar se askush nuk ka guxuar të kandidojë përballë Fiorentino Perez, i cili ka një sukses të padiskutueshëm në krye të madrilenëve.

Në futboll, Reali është ekipi që ka fituar më shumë trofe në Champions League, konkretisht 15 të tillë, 6 nga të cilët nën presidencën e Perez. Sa i përket kampionatit, madrilenët numërojnë 5 tituj, ku në total janë 36.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026