Ekskluzive| Gazetari shqiptar raporton nga Siria: Të armatosur dhe me shpresë…
Kanë kaluar dy muaj e gjysmë pas rënies së regjimit të Bashal Al-Assadit në Siri, e tashmë vendi po udhëhiqet nga revolucionari Ahmed Al-Sharaa i njohur me emrin e luftës Abu Mohammad al-Julani.
Gazetari Xhemal Rexha ishte këtë të mërkurë një raportim ekskluziv nga rrugët e Damaskut për Euronews Albania. Ai tha se njerëz të armatosur pa uniformë ruajnë qytetin. Sipas tij sirianët janë të ndarë në lidhje me opinionet e tyre për qeverinë e re, disa e shikojnë të ardhmen me optimizëm, ndërsa të tjerë kanë shumë pikëpyetje se si kjo organizatë e sanksionuar do të qeverisë vendin.
Rexha tha gjithashtu se në Damask ka edhe shumë shqiptarë:
“Ka gjenerata të tëra shqiptarësh që janë vendosur në Siri para shumë viteve. Ka mes tyre luftëtarë dhe një pjesë e tyre kanë ardhur për të ndihmuar administratën e re. Një prej tyre është në mesin e 5 të huajve që janë graduar në gradat më të larta, kolonel, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është graduar nga Al-Sharaa. Shumica e tyre janë nga Kosova apo nga Maqedonia e Veriut, ata priten të jenë pjesë e riorganizimit të organizatës që çliroi Sirinë”,-tha Rexha.
Duke treguar se si ndihet tashmë atmosfera në Siri gazetari tregoi:
“Dita këtu është normale. Qeveria e forcave të Assadit i kishin larguar më tutje brenda Sirisë, forcat rebele dhe kundërshtare. Ndaj jeta ishte normal, por njerëzit kishin frikë se ishin nën diktatorë dhe kishin reprezurë të jashtëzakonshme, por kishin një lloj vazhdimësie normale. Por tani ka liri. Ka liri dhe pak kaos në përpjekje për të kuptuar se si do të jetë vazhdimi”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur