“Nuk është SHBA”, Manjani zbulon shtetin që jep më shumë para për Drejtësinë
Një nga urdhrat ekzekutiv që presidenti amerikan Doland Trump firmosi sapo mori detyrën, preku edhe Shqipërinë, ajo e pezullimit të ndihmave të huaja.
Për të diskutuar lidhur me këtë çështje dhe nëse është e mundur tërheqja e një vendimi të tillë, i ftuar ishte juristi Ylli Manjani në emisionin ‘Now’. Ai ka folur për këtë urdhër për ndërprerje të fondeve ku sipas tij, nuk është e nevojshme ti jepet një vëmendje e madhe pasi nuk është SHBA, ajo që ka mbështetur më së shumti vendin tonë financiarisht.
“Nuk mendoj ta quaj një tërheqje nga ana e Amerikës. Kjo e fundit për arsye të problemeve të veta apo çështjeve ekzekutive, do të bëjë një ‘krefje’ të situatës.
Nga ana tjetër nuk mendoj që SHBA gjithë këto vite kanë qenë aq prezente sa të meritojë kaq shumë vëmendje. Qeveria suedeze në Shqipëri është shumë më prezente me fonde, është të paktën 5 herë më shumë se qeveria amerikane. Edhe qeveria zviceriane është 2 herë më shumë prezente se ajo amerikane në ndihmat e huaja. BE është 10 herë më i fuqishëm në sensin e asistencës që ka sjellë në Shqipëri”, u shpreh Manjani.
Për juristin, mirënjohja më e madhe nga ana e shqiptarëve duhet të shkojë për Bashkimin Evropian lidhur me sasinë e fondeve në Shqipëri.
“Populli shqiptar që do 60% Amerikën, duhet të kuptojë që nuk e justifikon financiarisht. Duhet të jetë mirënjohës BE-së për nga sasia e fondeve që ka në Shqipëri. Paratë e BE-së janë hedhur direkt në sektorin e infrastrukturës. E vetmja infrastrukturë me paratë e qeverisë amerikane janë një sistem audioje në gjykata, por diçka shumë e vogël në vlerë.
Më së shumti asistenca amerikane në Shqipëri ka qenë për konsulencë”, shtoi Ylli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat