“Një karrierë politike e mbyllur”, si e sheh situatën e Veliajt gazetari Hitaj

11 Shkurt 2025 | 22:45

Gazetari Arbër Hita, i ftuar në Euronews Albania tha se për sa i përket arrestimit të Erion Veliajt dhe situatës në të cilën ai ndodhet, gjasat janë shumë të pakta që ai të ketë një rikthim, dhe kjo jo vetëm rikthim në bashkinë e Tiranës por dhe në politikë.

“Për mua, politikisht Veliaj e ka të vështirë, gati të pamundur të rikthehet në këtë situatë. Duhet të jemi realist. Edhe nëse Gjykata do ta aprovojë kërkesën e SPAK, shanset janë pothuajse zero të rikthehet. Karriera politike e Veliajt me këtë situatë është e mbyllur.

Opinioni publik dhe i gjithë procesi në tërësi, janë akuza shumë të rënda, disa dhe qesharake. Një ndër këto mund të përmend rastin që thuhej se vila në Qerret Kompleksi “Marea Resort”, dyshohet se është e çiftit Veliaj-Xoxa sepse tek provat thuhet edhe pjesa që kanë dhënë lekët administratores për mirëmbajtjen e zonës. Ky është një element qesharak”, tha Arbër Hitaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026