“Vitet kalojnë, uji i pijshëm mungon”, banorët e Zvërnecit të lodhur nga premtimet

26 Shkurt 2025 | 19:10

Banorët e fshatit Zvërnec në Vlorë vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm, pavarësisht premtimeve të shumta nga autoritetet.

Situata mbetet e pandryshuar, dhe ujësjellësi ende nuk siguron furnizim të rregullt për këtë zonë.

Banorët shprehin shqetësimin e tyre, duke theksuar se jetesa në fshat po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të kësaj mungese jetike.

Premtimet ndër vite nuk janë materializuar, dhe banorët thonë se kjo mungesë është një nga arsyet kryesore pse fshati po boshatiset.

“Tani që është dimër dhe nuk është sezoni i plazhit… Në tre muajt e verës e kemi të prerë ujin. Kanë thënë dhe e kemi dëgjuar në televizor që deri në qershor 2024, Zvërneci do të ketë ujë me rrjedhje të lirë. Në këtë moment që flasim, ujë nuk ka fare”, thotë një nga banorët e zonës.

“Vështirësia jonë është uji, të tjerat i kemi. Na kanë premtuar disa herë, por ende asgjë nuk është bërë. Shpresojmë… Unë jam pensionist, pjesa më e madhe e banorëve janë larguar. Fshati është thuajse i abandonuar, kanë mbetur vetëm të moshuarit”, thotë një banor.

“Jeta në fshat është e mirë, por nuk kemi fëmijët këtu. Kemi disa kërkesa që nuk janë plotësuar, vetëm llafe dhe gënjeshtra. Për ujin na kanë mashtruar prej vitesh. E sot që është dimër, imagjino në verë. Edhe kjo rruga që u ndërtua, duhej bërë unazë deri në Manastir”, thotë një zotëri.

Pavarësisht pritshmërive dhe premtimeve për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, banorët e Zvërnecit ende përballen me këtë problem thelbësor.

Ata shpresojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë, duke i dhënë fund kësaj problematike që rëndon jetën e përditshme në fshat.

Deri atëherë, furnizimi me ujë mbetet një premtim i pambajtur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026