Filkov: Kjo nuk është vetëm një tragjedi, është një alarm që kërkon përgjegjësi
Lidhur me tragjedinë në Koçan ka reaguar edhe ministri i drejtësisë, Igor Fillkov, duke nënvizuar se kjo nuk është vetëm tragjedi, por alarm që kërkon përgjegjësi.
“Nuk ka fjalë për këtë dhimbje…por patjetër të ketë drejtësi! Dhjetëra të rinj humbën jetën në një zjarr që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Kjo nuk është vetëm një tragjedi – kjo është një alarm që kërkon përgjegjësi! Do të ketë hetim, do të ketë përgjegjësi, do të ketë drejtësi! Kushdo që ka dështuar – do të mbajë përgjegjësi! Kjo nuk duhet të përsëritet më kurrë! U prehshin ne paqe këta shpirtra te rinj”, ka shkruar Fillkov.
Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorësh që do të udhëheqë veprimet hetimore në Koçan. Prokurorët, së bashku me shërbimet e tjera kompetente, janë në terren.
Ekipi i prokurorëve përbëhet nga prokurorë nga Shkupi, Shtipi dhe Koçani, njoftojnë nga prokuroria lidhur me tragjedinë në Koçan ku mbetën te vdekur 59 persona ndërsa mbi 100 janë lënduar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve