Edhe pse 84 vjeçe, Emine Jasini nuk heq dorë nga pasioni i saj
Emine Jasini është një e moshuar, e cila shtëpinë e saj e ka kthyer ne një ekspozitë shumë të bukur me kukulla dhe objekte të tjera shumë interesante, duke përdorur materiale të riciklueshme.
Pasionin e saj e zbuloi 6 vite më parë, në moshën 78 vjeçare. Në dhomën e Eminesë, gjen krijime nga më të ndryshmet, që nga bufat, kukullat, pleqtë e vitit të ri, e deri te arushi i Mr. Beanit, që 84 vjeçarja e ka bërë pak kohë më parë.
Në çdo festë, nënë Emineja krijon objekte simbolike, teksa dhe për Shën Valentin, krijoi dy kukulla shumë të veçante në simbol të ditës së dashuruarve.
Krijimet e saj nuk i shet, por i mban, ose i dhuron.
Materialet e veçanta, “Nënës Ricikluese” ja sjell vajza, ndërsa në pjesën më të madhe të tyre ajo e riciklon.
“Mua nuk më vjen turp të mbledh gjëra”, u shpreh znj, Jasini.
Frymëzimin, Emineja e merr nga televizioni dhe nga rrjetet sociale, ku dhe është aktive.
Angazhimi me krijimet e saj bën që Emineja të gëzojë shëndet të plotë dhe të harrojë streset apo problemet e moshës.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve