Raporti i OKB: Shqipëria e para në botë për rënie të lindjeve si pasojë e emigrimit

18 Prill 2025 | 16:45

Shqipëria po tkurret dhe plaket. Raporti i projeksionit të popullsisë nga organizata e  Kombeve të Bashkuara, ka parashikime aspak optimiste për vendin tonë.

Ndërsa mendohet se deri në 2054 lindjet do të përgjysmohen, duke bërë që nga 22 mijë bebe të lindura në 2024, të kemi rreth 10-11 mijë bebe në 2050, ekspertët kanë dalë në përfundimin se emigracioni është shkaku kryesor i rënies së lindjeve.

Ata e kanë renditur Shqipërinë të parën në botë, për numrin e lindjeve të humbura si pasojë e emigracionit. Sociologët e shohin me shqetësim këtë situatë, duke thënë se pasojat do të jenë të shumëfishta.

“Këto do të reflektohen në radhë të parë në tkurrjen e popullsisë së republikës së Shqipërisë, në radhë të dytë në uljen numrit të martesave, në radhë të tretë në plakjen e popullsisë”,-tha Entela Binjaku.

Sipas projeksioneve të kombeve të bashkuara, të gjitha vendet e rajonit prite të kenë rënie drastike të lindjeve si pasojë e emigrimit të grave në moshë riprodhuese. Edhe më i ndjeshëm është në vendet që kanë norma të ulta të fertilitetit, ku çiftet nuk zëvendësojnë as veten. Itali dhe Greqia janë dy vendet që bëjnë përjashtim, pasi janë vende ku ende që përfitojnë rritje të lindjeve nga emigrantët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026