Dyshohet se mori ryshfet, Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores së Tiranës

21 Maj 2025 | 11:03

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Roven Zeka, ndërsa ka zbutur masën për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, duke e kaluar atë në “arrest në shtëpi” për shkak të rrethanave familjare.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi ndërsa dy zyrtarët policorë u arrestuan si pjesë e një hetimi të nisur nga SPAK, për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Akuzat: Marrje ryshfeti për të shmangur ndalimin

Sipas SPAK, më 16 prill 2025, në Tiranë, një grua me inicialet A.V. u përfshi në një aksident rrugor, ku u plagosën pesë persona që udhëtonin në një tjetër automjet.

Shoferja, bashkëshortja e shtetasit E.V., i dyshuar për korrupsion aktiv, dyshohet se i ka dhënë ryshfet dy zyrtarëve të policisë për të shmangur ndalimin.

Hetimet tregojnë se efektivët i kanë kërkuar familjarëve të saj një shumë prej 2 mijë eurosh për të mos arrestuar A.V. Paratë janë siguruar nga bashkëshorti i saj, me ndihmën e personave të tjerë, dhe janë dorëzuar njërit prej efektivëve të policisë rrugore – fakt që, sipas SPAK, është provuar gjatë hetimeve.

Operacioni u krye nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026