Ulen aksidentet, janari i 2020 shkakton më pak viktima në rrugët shqiptare
Janari i këtij viti ka shënuar më pak aksidente rrugore, ndërsa dhe numri i atyre që kanë humbur jetën në to ka rënë lehtë.
Sipas INSTAT, në muajin Janar 2020 numërohen 93 aksidente rrugore nga 104 aksidente të ndodhura në muajin Janar 2019, duke u ulur me 10,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Janar 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 122 persona nga 153 që ishte në Janar 2019, duke u ulur me 20,3 %.
Në muajin Janar 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona nga 15 persona të vdekur në Janar 2019.
Në muajin Janar 2020, aksidentet rrugore, në 79,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25–34 vjeç dhe 45-59 vjeç, ku të dyja grup-moshat zënë nga 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në grupmoshën 25-34 vjeç janë ulur me 20,0 %, ndërsa në grupmoshën 45-59 vjeç janë rritur me 33,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve