“Rama do të vizitojë SHBA-në”, gazetari shqiptar në Amerikë zbulon detajet

9 Qershor 2025 | 17:20

Gazetari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Papa, bëri të ditur se sipas burimeve të tij, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në SHBA në datat 12 deri më 17 qershor.

Duke folur në Euronews Albania, Papa tha se e ka të sigurt që Rama do të jetë në SHBA, ndërsa sipas tij, më 14 qershor Rama do të marrë pjesë në dasmën e Aleks Sorosit.

“Kjo është e sigurt. Rama vjen më 12 qershor dhe ikën më 17 qershor. Më 14 qershor martohet Aleks Soros. Burimet e mia i kam të sigurta që vjen – përveç nëse sëmuret, gjë që nuk ia urojmë. Më 14 qershor do të ketë një paradë në Uashington, dhe unë mendoja se do të ishte atje, por sipas informacioneve që kam, atë ditë martohet Aleks Soros, jo larg Nju Jorkut. Bëhet fjalë për një person që më parë ka qenë i martuar me burrë, tani martohet me grua”, tha gazetari.

Papa tha se vizita e Ramës në SHBA vjen në një kohë kur, sipas tij, Departamenti i Shtetit është “i akullt” me të, dhe mbetet për t’u parë sesi do të shkojë.

“Vizita e Ramës vjen në një kohë kur Departamenti i Shtetit është i akullt ndaj tij, por ai mund të thotë që nuk do të shkojë në Departament, se është kryeministër. Me sa  di unë, nuk është vizitë zyrtare, është vizitë private. Mund të takojë Kushnerin, mund ta takojë – e shpëton kjo, nuk e di. Unë kam qenë diplomat, mjafton të bësh një telefonatë në Departament, dikush duhet ta presë, nuk ka rëndësi se kush. Por unë mund të them që sa herë vinin Berisha apo Nano – edhe në OKB – takoheshin me Sekretarin e Shtetit. Do të doja që Rama të ishte serioz, të takonte administratën amerikane, të tregonte pozicionin shqiptar, të tregonte se ku qëndron kjo administratë në raport me ne. Nuk ka ndodhur kurrë që të tallet ambasada në këtë mënyrë – pa ambasador, me ato dy mesazhe, duke thënë “urojmë popullin shqiptar” sikur të jemi Nigeria, dhe një ripostim i ambasadës – janë të dyja mesazhe për të,” tha Papa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026