Egnatia pret Breidablik, synon kualifikimin në raundin e dytë të Champions League

8 Korrik 2025 | 12:20

Mbrëmjen e kësaj të marte, kampionët e Shqipërisë nisin rrugëtimin në UEFA Champions League ku do të përballet me Breidablik në raundin e parë kualifikues

Egnatia e trajnerit Edlir Tetova i ka dhënë fund përgatitjeve, ndërsa ndeshja e parë me islandezët do të luhet në Rrogozhinë, në “Egnatia Arena”, në orën 21:00.

UEFA i ka dhënë dritën jeshile impiantit të ndërtuar së fundmi ndërsa atmosfera në “Egnatia Arena” pritet të jetë fantastike, me tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin drejt një rezultati pozitiv.

Ekipi shqiptar është favorit në letër për fitimin e kësaj ndeshjeje dhe ka më shumë gjasa për të kaluar në raundin tjetër.

Aktualisht kampionati islandez i futbollit vijon, ku kundërshtari i Egnatias renditet në vendin e tretë.

Në fushë zbresin edhe dy skuadra të tjera shqiptare, si Drita dhe Shkëndija e Tetovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026